Gratë e guximshme përmes fotografive nëpër botë

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.
Por, kjo ditë kujton edhe sakfrificën dhe forcën e gruas, ani pse shpesh iu mohohet në shoqëri, pavarësisht thirrjeve të shumta se ajo duhet të jetë e barabarta dhe meriton trajtim të barabartë.
Në historinë botërore, megjithatë gruaja dha kontribut jashtëzakonisht të madh, ajo ishte përkrah burrave, madje edhe në luftë, shkruan Indeksonline.
Dhe jo vetëm, gruaja i dha shpesh vulë edhe ngjarjeve më të mëdha.
Përmes disa imazheve, sjellim në kujtesë, disa nga gratë më të guximshme, që sfiduan kohën e frikën, e që do të mbesin përgjithmonë në kujtesën e gjithësecilit./Indeksonline









