75 Mall Live Search
20:44 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Arban Abrashi: Heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë

Më 15 mars, qytetarët e Podujevës do t’u drejtohen kutive të votimit. Ata do të votojnë për kryetarin e komunës së tyre.

Derisa, kandidatët që kanë hyrë në garë, në kuadër të fushatës, po zhvillojnë takime me qytetarë, duke dhënë premtime dhe duke prezantuar programin e tyre qeverisës.

Ndërsa, përmes një postimi deputeti i LDK-së, Arban Abrazhi, ka thënë se heqja e tarifës po shtyhet ndër të tjera edhe për shkak të garës në Podujevë, derisa kjo është gabim, transmeton Indeksonline.

“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë

Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe, garës për kryetar i kanë hyrë tre kandidatë, nga tri partitë më të mëdha në vend.LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun./Indeksonline