75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Sot hyn në fuqi vendimi për Komisionin Shtetëror të Maturës, Jusuf Thaçi emërohet kryetar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ajo ka emëruar 11 anëtarë, ndërsa kryetar i komisionit është caktuar Zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi.

Komisioni sipas legjislacionit zgjidhjet me mandate tre vjeçar, shkruan Indeksonline.

Ky vendim do të hy sot, ndërsa do të shfuqizohet ai i vitit 2018, i ish-ministrit Shyqyri Bytyqi.

Kujtojmë, që vendimi nga ministrja Bajrami është marrë të premten që lamë pas, një muaj pas marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni./Indeksonline