Ambasada e Kosovës në Itali porosit qytetarët, që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpi

Ambasada e Kosovës në Itali, ka bërë thirrje publike në drejtim të të gjithë shtetasve të Kosovës që të kufizojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve.
Nga Ambasada e Kosovës në Itali u tha se qëndron në gatishmëri të shtetasve kosovarë, që kanë nevojë për shërbime vetëm për raste emergjente, transmeton Indeksonline.
Më tej u theksua se tashmë po ndjekin me kujdes të gjitha zhvillimet dhe se në këto momente duhet të gjithë të jenë sa më solidarë dhe të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit.
Duhet përkujtuar që në Shqipëri mbrëmë janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me coronavirusin, babë e birë të cilët kishin udhëtuar nga Italia.
Njoftimi i plotë:
Njoftim‼
Në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19 #coronavirus, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovarë dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, u bëjmë thirrje shtetasve tanë, që të reduktojnë levizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qendruar në shtëpi pranë familjeve.
Ambasada e Republikës së Kosovës në
Romë, informon se qëndron në gatishmëri të shtetasve kosovarë që kanë nevojë për shërbime vetëm për raste emergjente.
Lutemi, për çdo emergjencë, telefononi te numri ? në dispozicionin tuaj 24/7:
?+ 39 327 452 6991
Jemi duke ndjekur me kujdes të gjitha zhvillimet dhe do t’ju informojmë dhe përditësojmë vazhdimisht përmes faqeve tona zyrtare në Facebook dhe Tweeter.
Në këto momente duhet të jemi të gjithë më solidarë, ta respektojmë dhe ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit.
Faleminderit për mirëkuptimin!.