75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ryva Kajtazi feston ditëlindjen, dhurata më e mirë për të është shtatzënësia

Këngëtarja e njohur shqiptare Ryva Kajtazi njihet si pjesë e skenës muzikore shqiptare që nga viti 2004, kur ishte pjesë e PoliFestitit, me këngën “S’ka Problem”.

Ajo përpos si këngëtare njihet edhe si aktore, pasi ka të përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë në degën e aktrimit, shkruan Indeksonline.

Ryva sot feston ditëlindjen, me ç’rast mbush 40 vjeç, derisa ajo ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe kjo është dhurata më e mirë.

Gëzimi i një nëne fillon kur nje jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbel”, ka shkruar Ryva Kajtazi, duke ia bashkëngjitur disa fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur. /Indeksonline/