75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ahmeti për coronavirusin: Do t’ishte mirë ndalimi i tubimeve publike, e pushimi në shkolla

Pas konfirmimit për dy raste të prekura me coronavirusin në Shqipëri, mundësia për përhapjen e këtij virusi edhe në Kosovë padyshim se është më e madhe.

Lidhur me këtë ka reaguar, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se tani është mundësia që të merren masa për përhapjen e këtij virusi, transmeton Indeksonline.

Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet konsideruar shpejt, sipas tij si hapësirë më e madhe për parandalim.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa t’i marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejt. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim. #kosova