75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Brenda sallës së seancave flitet për dhunimet në Kosovë, jashtë saj shëtisin deputetët serb

Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të veçantë, për Ditën e Gruas.

Derisa në këtë seancë para deputetëve foli me plotë emocione  e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, nëpër korridoret e Kuvendit të Kosovës shihen deputetët e Listës Serbe, të cilët në mënyrë krejt të shpërfillur, nuk po e përcjellin këtë seance. Igor Simic deputeti nga radhët e Listës Serbe është parë nga IndeksOnline, tek ecte shkallëve të Kuvendit.

Ndërkohë seanca po vazhdon brenda me fjalime të shumta./IndeksOnline/