Zbulohet në Greqi 1.2 tonë drogë, e nisur nga Shqipëria

Zbulohet në Greqi 1.2 tonë drogë e nisur nga Shqipëria. Lënda narkotike është zbuluar në Athinë, në një rulot, i cila rezulton të ketë kaluar nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, për të vazhduar drejt Athinës.
Ruloti është ndaluar në Athinë pas sinjalizimit të marrë nga policia e Igumenicës.
Kështu në të janë zbuluar ndërhyrje, duke përshtatur vende për drogën, e cila rezulto 1 ton e 145 kilogramë marijuanë, 568 kilogramë hashash çokollatë dhe 918 gramë vaj hashashi.
Vlera e drogës mendohet se shkon rreth 1.7 milionë euro. Nga ana e policisë janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, identitetet dhe kombësia e të cilëve nuk bëhen me dije.
Ndërkohë mësohet se operacioni është kryer gjatë ditës së shtunë, por vetëm sot u bë publik nga policia.