Arrestohet personi që sulmoi doktorin, nga Klina

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që sulmoi fizikisht doktorin (V.R.) në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Klinës, mëson Indeksonline.
Sulmi fizik ndaj doktorit ka ndodhur para pacientëve, nga familjarët e pacientit që ka qenë duke u trajtuar në Emergjencë.
Ndryshe, pas këtij sulmi të ulët, personeli shëndetësor i QKMF-së “Nenë Tereza” ka bojkotuar 1 orë punën.
Po ashtu, sulmin e ka dënuar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.