Ky është njeriu besnik i Trumpit, që kërcënoi seriozisht Kosovën nëse s’hiqet taksa

Një kërcënim serioz ka marrë Republika e Kosovës gjatë ditës së sotme nga senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Perdue.
Përmes një postimi në Twitter, në mënyrë indirekte, ai ka apeluar të hiqet taksa ndaj Serbisë, në të kundërtën, trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova, transmeton Indeksonline

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.
Por, kush është David Perdue?

Ai është senatori i lartë i Shteteve të Bashkuara nga Xhorxhia.
Ka mbi 40 vjet përvojë biznesi si shefi i “Reebok”-it
Në vitin 2016, David ishte përkrahës i Presidentit Donald J. Trump dhe vazhdon të jetë një nga aleatët më të afërt të Presidentit në Senatin e SHBA.
Aktualisht, ai shërben në komitetet e Shërbimeve të Armatosura, Bankave, Buxhetit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
