75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

S’kishte tendencë pasqyrimi i Kosovës te Fevziu, ishte hartë e OBSH-së

Një hartë me vija të ndërprera e Republikës së Kosovës është pasqyruar mbrëmë në emisionin e “Opinion” të Blendi Fevziut, ku diskutohej për coronavirusin.

Ndonëse në disa media u raportua si e qëllimshme, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Kjo hartë, që u pasqyrua në ekranin e madh të emisionit të Fevziut, nuk ishte prodhim i emisionit më të shikuar në Shqipëri.

Në një prononcim për Indeksonlinen, Fevziu ka sqaruar se harta ishte e marrë online nga “World Health Organization”.

“Është publik i ueb-faqes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, ka thënë shkurt ai.

Vlen të theksohet se kjo faqe në kohë reale tregon për rastet e infektimit dhe vdekjeve nga coronavirusi.