Aktivizohet Twitteri, Pacolli reagon për Amerikën, Ahmeti për coronavirusin!

Rrjeti social, Twitter është bërë më aktiv prej se në skenën tonë politike është futur Richard Grenelli. Politikanët kosovarë kanë filluar të harrojnë rrjetin e Facebook, për t’u lidhur seriozisht në Twitter.
Kështu, Behxhet Pacolli sapo ka bërë një reagim në Twitter në mbrojtje të Kosovës me SHBA-në.

“Kurrë nuk mund të arrish në fund të rrugës, nëse vazhdimisht ndalesh t’i qetësosh qentë që lehin” është thënia e Churchillit, të cilën Pacolli e ka përdorur si reagim.
Reagimi i Pacollit vazhdon edhe me një fjali, ku thuhet se në çështjen Kosovë-Serbi, duhet të lëvizim sipas planit të Grenellit.
Në këtë situatë të paqartë politike, një reagim në Twitter e ka bërë edhe Shpend Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës është marrë me rrezikun nga coronavirusi.
“Është koha e fundit t’i marrim masat parandaluese si pezullimi i tubimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit./Indeksonline/
