75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Konfirmon IKSHPK, në Kosovë s’ka koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2″, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së/Indeksonline