75 Mall Live Search
12:41 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

​Vendos Kryesia: Në ora 15:00 seancë e jashtëzakonshme për paralajmërimet e ShBA-së

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që sot në ora 15 të mbahet seancë e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së PDK-së.

Memli Krasniqi nga PDK-ja, tha se e kanë kërkuar këtë seancë pas deklaratave të zyrtarëve amerikanë për tërheqjen e trupave nga Kosova.

“Shqetësimet janë të mëdha, por edhe për qytetarët në përgjithësi, kur ka deklarata nga përfaqësues të ShBA-ve, por ajo që është më e rëndë për tërheqjen e trupava amerikane. Si opozitë nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq, është katastrofë nëse tërheqin trupat amerikane”, tha ai.