75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Masat kundër koronavirusit – Gazmend Morina fton në takim Kryeshefat e ndermarrjeve

Pas vendimeve të sontme të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave parandaluese për mos-përhapjen koronavirusit, ka reaguar edhe Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave për regjionin e Mitrovicës – “UNITETI”, Gazmend Morina, i cili i ka ftuar në takim gjithë Kryeshefat e ndërmarrjeve publike për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Morina thotë se përmes këtij takimi do të synohet koordinimi i veprimeve të brendshme nga këto kompani për marrjen e masave parandaluese, pasi që sipas tij, ndërprerja e aktivitetit nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave ny rast paniku, do të mund të shkaktonte epidemi.

Ja postimi i Gazmend Morinës:

Duke e pasur parasysh punën specifike që bëjnë kompanitë regjionale për menaxhimin e mbeturinave, si Kryeshef i KRM “Uniteti” përmes asociacionit “PAMKOS”, për nesër kam ftuar takim urgjent me Kryeshefat e gjitha kompanive publike për menaxhimi të mbeturinave në Kosovë.

Pas vendimeve të sonte të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë duhet të jep udhëzime të detajuara për kompanitë që merren me menaxhimin e mbeturinave se si të veprohet në situatë të krizës eventuale, pasi që në rast paniku ndërprerja e aktiviteteve nga kompanitë për menaxhim të mbeturinave do të mund të shkaktonte edhe ndonjë epidemi tjetër.

Me respekt,

Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”