Rugani u infektua me Koronavirus por kjo fotografi tregon se mund të jetë infektuar e gjithë skuadra

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është infektuar me Koronavirus pasi ka dalë pozitiv në testet e bëra.
Por kriza te Zonja e Vjetër mund të jetë edhe më e madhe dhe e gjithë skuadra të jetë e infektuar.
Një foto e publikuar tri ditë më parë nga Dybala tregon se të gjithë futbollistët kanë qenë së bashku dhe me kontakt me njëri tjetrin.
Kështu rrezikohet që e gjithë skuadra të Izolohet në karantinë dhe të bëhen analizat. /IndeksOnline/
