Paralajmëron Rita Ora: Sonte promovohet kënga e re “How To Be Lonely”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, njihet për këngët e shumta që i ka kthyer në hite.
Ajo së fundmi ka paralajmëruar promovimin e këngës së saj të re me titull “How To Be Lonely”, shkruan Indeksonline.

Madje Rita ka thënë se sonte pritet të promovohet kënga e re, që pritet t’i shtohet numrit të hiteve që ka krijuar ajo.

“Kanë mbetur edhe afro 10 orë, nga tani deri te promovimi i këngës së re, sa janë duke e pritur?”, ka qenë paralajmërimi i Ritës për projektin e radhës. /Indeksonline/
