Edhe një futbollisti i famshëm italian, i infektuar me koronavirus

Gjatë ditës së djeshme Daniele Rugani kishte rezultuar pozitiv me koronavirus kurse gjatë ditës së sotme pozitiv me këtë virus ka dalur edhe një futbollist tjetër i Serie A.
Bëhet fjalë për Manolo Gabbiadini, futbollist i Sampdorias, kjo gjë do të ndikojë që ngjashëm me skuadrën e Juventusit edhe kjo skuadër të futet në karantinë, transmeton IndeksOnline.
Përmes një deklarate klubi e konfirmoi që futbollisti ka dalur pozitiv në lidhje me koronavirusin pasi që kishte pasur ethe, andaj i është nënshtruar testimeve.
Po ashtu klubi ka treguar që gjendja e futbollistit është pozitive dhe klubi i ka aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit ashtu siç është kërkuar me ligj./IndeksOnline/.
