75 Mall Live Search
17:16 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja Hajdari merr vendim që të kufizohet rritja e çmimit të produkteve

Sot në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për të kufizuar rritjen e çmimit të produkteve.

Ajo tha që ka obliguar Inspektoriatin e Tregut që të marrë masat e nevojshme, sipas ligjit.

“Duke e pasë parasysh nevojën e qytetarëve për produkte bazike, pas situatës së krijuar, nga kërcënimi i përhapjes së pandemisë Coronavirus dhe nisur nga informatat që kemi për rritjen e çmimeve nga operatorët ekonomikë që operojnë në tregun vendor dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, kemi vendosur të urdhërojmë  kufizimin e  rritjes së çmimeve, për produktet që shiten në marketet vendore”, tha Hajdari.

Hajdari shtoi se inspektorët do të jenë të angazhuar dhe në teren edhe pas orarit të punës./Indeksonline/