75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Inter kërkon 85 milionë euro për Icardin

Mauro Icardi dëshiron rikthimin e tij në Itali.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Juventus mund të jetë destinacioni i mundshëm i lojtarit argjentinas.

Gjithashtu raportet e fundit kanë shprehur se drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, ka qenë në kontakte me gruan e Icardit e cila është gjithashtu agjentja e lojtarit , Wanda Nara.

Ndërsa klubi milanez, Inter, kanë vendosur qmimin prej 85 milionë eurosh për argjentinasin.

Sipas “goal.com” ,Icardi mund të transferohet gjatë verës së ardhshme në Juventus.