75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Gazetari britanik: Kosova po vetë-izolohet në përpjekje për të mbajtur statusin pa Koronavirus

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku sot ka marrë vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia.

Abdixhiku këtë e postoi edhe në Twitter, ku tha se Kosova s’ka asnjë rast të konfirmuar më koronavirus.

E kjo i ra në sy gazetarit britanik, Faisal Islam.

Ai e ripostoi twitterin e Abixhikut dhe tha: “Kosova po vetë-izolohet në përpjekje për të mbajtur statusin pa Coronavirus”.

Kujtojmë që sot janë testuar për koronavirus 11 persona, por të gjitha dolën negative./Indeksonline.