Pamje: Vetura godet dy këmbësore në Shtime

Para 30 minutave një aksident ka ndodhur në Komunën e Shtimes.
Një veturë në lëvizje ka goditur dy këmbësore duke kaluar rrugën.
Në videon që ka siguruar IndeksOnline shihet se dy këmbësore ishin duke kaluar rrugën me ç’rast vetura ka goditur ato.
IndeksOnline mëson se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe autoambulanca.