Konfirmohet: Presidenti Thaçi pret në takim kryeministrin Kurti

Sot, në orën 15:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi u konfirmua nga këshilltarët e presidentit Thaçi, raporton IndeksOnline.
Sipas tyre, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit që mbahet në Kabinetin e presidentit./IndeksOnline/