75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi në takim me Kurtin: Kryeministër, e kemi ba pa duar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryeministrin, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Kurti në konferencë shtypi bëri të ditur se nuk do t’i shtrëngojnë duart me presidentin, për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Me të hyrë kryeministri Kurti në objektin e Presidencës, Thaçi i është drejtuar: “Kryeministër, e kemi ba pa duar”.

Kujtojmë se, kërkesa e Kurtit që të takohet me Thaçin ishte që ky i fundit t’i reforohet Kurtit si kryeministër e jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje./IndeksOnline/