75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Limani: Shëndeti mbi të gjitha, askush nuk e ka mendjen tek futbolli

Janë regjistruar dy rastet e para me Koronavirus në Kosovë.

Në Superligën e Kosovës janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e kësaj jave nesër dhe pasnesër pa tifozë, por regjistrimi i rasteve të para nënkupton që këto ndeshje mund të mos zhvillohen fare.

Në lidhje me pezullimin e përkohshëm të garave në Superligë është deklaruar edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani i cili për IndeksOnline u shpreh se kampionati duhet të pezullohet.

“Shëndeti mbi të gjitha, tanimë sporti nuk ka rëndësi.  Duhet të pezullohet kampionati, nuk ka lezet më. Askush nuk e ka mendjen tek futbolli”, u shpreh ai për IndeksOnline.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjë.