75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Gashi viziton ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës: Do ta tejkalojmë këtë sfidë

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin Ibush Mjekiqi dhe Drejtorin e QKMF-së Haki Jashari, kanë zhvilluar një vizitë në Aeroportin Ndërkombetar “Adem Jashari“, ku tash e 10 ditë ekipet mjekësore nga QKMF-ja e Obiliqit po qëndrojnë atje, duke kontrolluar udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura me Koronavirus.

Në këtë vizitë, u mirëpriten nga ekipa mjekësore e QKMF-së së Obiliqit dhe Bashkim Gllareva, shef i shërbimeve shëndetësore në Aeroport dhe antarë i komitetit për menaxhimin e situatës së krijuar nga CO-VID 19, i cili përgezoj për punën dhe përkushtimin e bërë nga stafi mjekësor i QKMF-së, të cilët në vazhdimesi po përmbushin misionin e tyre të shenjtë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Në anën tjetër, Kryetari Gashi u zotua se si Komunë e Obiliqit edhe tani pas konfirmimit të dy rasteve të infektuar me Koronavirus, do jemi unik në menaxhimin e situatës!

Po ashtu ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos krijojnë panik, të respektojnë rekomandimet e nxjerrura nga IKSHPK, së bashku do tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Frikë jo, Kujdes po!

Zyra e Kryetarit Gashi.