75 Mall Live Search
21:14 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Shefja e KE-së paralajmëron kundër mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot kundër mbylljes së kufijve, vendosur nga disa vende të BE-së për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ndalimet e udhëtimit të përgjithshëm nuk janë konsideruar si shumë efikase nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, deklaroi shefja e ekzekutivit europian në një konference shtypi.

“Përveç kësaj, ato kanë pasoja të rëndësishme sociale dhe ekonomike, ato prishin jetën e njerëzve dhe të bizneseve,” shtoi ajo duke nënvizuar se të gjitha masat duhet të jenë proporcionale.

Drejtuesja gjermane kërkoi masa të kontrolleve sanitare.