75 Mall Live Search
21:46 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas paraqitjes së rasteve të para të të prekurëve me Corona Virus reagon Kryetarja e komisionit

Pas paraqitjes së rasteve të para të të prekurëve me Corona Virus në Kosovë ka reagur  edhe Kryetarja e komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj.

Ajo theksoj se vendit  tonë dhe gjithë qytetarëve i duhet më shumë se kurrë disciplinë e vigjilencë kolektive sikur edhe mobilizim profesional e mjekësor.

Ja postimi i saj i plotë

Të nderuar qytetarë

Tashmë edhe vendi ynë është prekur nga Corona Virusi.

Më shumë se kurrë vendit dhe gjithë qytetarëve i duhet disciplinë e vigjilencë kolektive sikur edhe mobilizim profesional e mjekësor. Nuk duhet të krijojmë panik e shqetësim por mbështetje dhe besim tek  njëri tjetri.

Tani është koha për kordinim e veprim të shpejtë institucional për çka dhe besojmë që institucionet e vendit do të jenë në gjendje ta bëjnë.

Në këtë situatë të ndjeshme të gjithë pa dallim duhet shtuar kujdesinë në saktësinë e informacioneve që publikohen.

Qytetarët tanë që mund të jenë të prekur nga ky virus duhet ta dinë që nuk janë vetëm. Së bashku do të përballojmë edhe shqetësimin edhe frikën.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale gjithashtu sot kishte thirrur mbledhje urgjente për të diskutuar për mundësinë e zbatimit të masave të vendosura nga Qeveria për situatën me CoronaVirus.