75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Ronaldinho fiton trofeun e radhës: turneun e burgjeve në Paraguaj

Ronaldinho u arrestua përpara disa ditësh në Paraguaj pasi u fut në këtë vend me dokumente false.

Pasi gjyqi vendosi për të masën e arrestit me burg, ish-ylli i Barcelonës e pa veten pas hekurave. Por, pas 7 ditësh në qeli, Ronaldinho gëzoi pak liri, që iu dha për një turne futbolli me burgjet.

Thuhet se përpara ndeshjes, në mënyrë që përballja të ishte e ekuilibruar, ishte vendosur që Dinhos t’i ndalohej të shënonte gol. Por, tundimi ishte shumë i madh dhe braziliani shënoi 5 gola dhe dha 6 pasime për gol, me skuadrën e tij që fitoi 11-2.