75 Mall Live Search
16:10 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Pritet anulimi i zgjedhjeve për kryetar të Podujevës

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës, të cilat janë paraparë të mbahen më 15 mars, nesër, pritet të anulohen.

IndeksOnline mëson nga burimet se në orët në vazhdim do të merret vendim që të anulohen zgjedhjet për ditën e nesërme.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot pati thënë se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë, ndonëse në Kosovë janë paraqitur rastet e infektimit me covid-19.

“Pas situatës së krijuar për dy rastet e koronavirusit, në emër të KQZ-së kam komunikuar me institucionet relevante.

Meqenëse që nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Zyrën e Presidentit dhe përfaqësues të Qeverisë. IKSH-ja nuk na bërë ndonjë ndryshim të rekomandimeve, ne vazhdojmë sipas planit operacional. Nesër në çdo vendvotim do të ketë mjete sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarët mos të krijojnë tollovi”, ka thënë ajo./IndeksOnline/