Fenerbahce me dy futbollist më shumë në fushë mposhtet nga Konyaspor, kjo është nota e Muriqit

Skuadra në të cilën luan futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga skuadra e Konyaspor.
Konyaspor në minutën e 67’ dhe 76’ mbeti me dy futbollistë më pak pas përjashtimit me karton të kuq.
Mirëpo edhe pse skuadra e Fenerit kishte përparësin e futbollistëve më shumë në fushë nuk arritën që të dalin nga kjo ndeshje me pikë.
Ndërsa Vedat Muriqi me paraqitjen e tij në këtë ndeshje u notua me notën 6.8.
Kurse posedimin e topit në këtë ndeshje e kishte bindshëm skuadra e Fenerbahces me 72%./IndeksOnline/.
