75 Mall Live Search
22:37 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Shërbimi Urgjent i Prizrenit në gatishmëri në rast rreziku nga koronavirusi!

Në këto ditë të vështira nga frika e përhapjes së koronavirusit, ku shumica e qytetarëve janë të izoluar në shtëpitë e tyre, mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve të sëmurë.

Shërbimi Urgjent i Prizrenit është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve.

Mjekët dhe infermierët janë gjithashtu të pajisur me kostumet mbrojtëse, ndërsa duket se gjithçka është gati në rast se ka nevojë./indeksonline/