Prizreni i heshtur, asnjë lëvizje

Në qytetin e Prizrenit dhe në fshatin Zhur nuk është parë asnjë person jasht shtëpive të tyre të shtunën.
Për shkak të koronavirusit qytetarët kanë vendosur që të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Por, kështu qëndron situata edhe në qytetet tjera.

Madje tri prej tyre, Klina, Vitia dhe Malisheva janë në karantinë pasiqë janë evidentuar pesë raste me rezultate pozitive për koronavirusin nga këto komuna./IndeksOnline/
