75 Mall Live Search
01:56 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Miratohet rezoluta e VV dhe LDK-së për dialogun me Serbinë

Shefat e Grupeve Parlamentare LDK dhe VV kanë kërkuar nga deputetët e opozitës që të votohet rezoluta e propozuar nga këto dy parti, rezolutë kjo e cila do të duhet të rezultojë me njohje reciproke nga Serbia.

Në seancën e kaluar nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye dështoi miratimi i kësaj rezolute, pasi opozita e kishte lëshuar sallën, transmeton Indeksonline.

Por në seancën që po zhvillohet tani e dedikuar për buxhetin, u miratua edhe kjo rezolutë, me 56 vota pro dhe gjashtë abstenime./Indeksonline/