John Obi Mikel kritikon federatën turke: Nuk dua të luaj futboll në këtë gjendje kritike

Futbollisti nigerian, John Obi Mikel ka reaguar kundrejt federatës turke.
Ish-futbollisti i Chelsea, tash luan për Trabzonspor ka kërkuar që të pezullohet Superliga turke për një koh deri sa të qetësohet gjendja e koronavirusit.
Ai se pari në instagram ka shkruar se nuk ndihet rehat dhe ka gjëra me të mëdha për të bërë
“Ka gjëra më të mëdha sesa futbolli. Nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë” ka shkruar Mikel në ‘Instagram’.
“Të gjithë duhet të jenë në shtëpi me familjet dhe të dashurit e tyre, në këto kohë kritike.Sezoni duhet të anulohet kur bota po përballet me këtë kohë të vështirë” ka shkruar ndër të tjerash John Obi Mikel.
Dje Superliga e Turqisë ka zhvilluar ndeshjet sipas planit, me dyert e mbyllura. Paraqitje pati edhe Vedat Muriqi i Kosovës, me skuadrën e tij, Fenerbahce.