75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Reali frikëson Liverpoolin, gati ofertën marramendëse për Mane

Pavarësisht se për momentin e gjithë bota është e përqendruar te lufta ndaj koronavirusit, ka edhe ekipe qe mendojnë në lidhje me futbollin dhe merkaton, si për shembull Reali i Madrid.

Sipas asaj që shkruan “Mirror”, drejtuesit nga Madridi po përgatisin një ofertë të majme për të bindur Liverpoolin që të heq dorë nga shërbimet e Sadio Mane.

Real ka gati 160 milionë euro për të marrë senegalezin në “Santiago Bernabeu”.

Mane ka edhe 3 vite të tjera kontratë me Liverpool dhe kjo është arsyeja krysore e ofertës marramendëse që kanë përgatitur “Los Blancos”. Zidane e pëlqen shumë sulmuesin 27-vjeçar dhe tashmë pritet që të ketë zhvillime të shumta në merkaton e verës.