Për t’u mbrojtur nga koronavirusi, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar merr këtë vendim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar përmes një njoftimi ka thënë se, për t’u mbrojtur nga nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.
Më tutje, aty thuhet se do ta trajtohen vetëm rastet emergjente.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, njofton të gjithë qytetarët se, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Instiutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.
Do të trajrohen vetëm rastet emergjente.
Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër./Indeksonline/