Avokati Koci: Qeveria nuk i ka mbyllur të gjitha bizneset private, vendimi po interpretohet gabimisht!

Me të shfaqur rastet e para me të infektuar nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ndërmori masa të ndryshme në mënyrë parandalimi të shpërndarjes më të madhe të këtij virusi.
Këto masa janë shtuar edhe sot, por që shumë prej tyre po keqinterpretohen.
Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se Qeveria s’ka mbyllur asnjë biznes privat dhe se i lë të hapura edhe institucionet publike.
Koci theksoi se gjithashtu nuk është ndaluar puna e këtyre kompanive private, siç po interpretohet gabimisht, transmeton Indeksonline.
Madje avokati Koci theksoi se shpesh herë bizneset po i detyrojnë me forcë për t’i mbyllur.
Postim i plotë:
Qeveria s’ka mbyllur asnjë biznes privat, lë të hapura edhe institucionet publike
I bëj ftesë Qeverisë që ta qartësojë Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, për shkak se po interpretohet gabimisht nga ana e organeve për zbatimin e ligjeve.
Qeveria nuk e ka ndaluar punën e kompanive private, ashtu siç gabimisht sot po e interpretojnë.
Madje, s’e ka ndaluar krejtësisht punën as në institucione publike. Sepse s’ndodh askund dhe as në Kosovë të merren veprime të tilla.
Bizneseve private (përjashtim
kafeteritë, qendrat tregtare etj), dhe jo vetëm, me interpretim të gabueshëm të
Vendimit të lartcekur, po i shkaktohet dëm i madh.
Po i detyrojnë në forma të dhunshme t’i mbyllin bizneset. Dhe, këtë po e bën
Policia e Kosovës – pa qëllim të keq, thjesht duke e interpretuar gabimisht
vendimin e lartëcekur.
Duhet kujdes i MADH që të mos bëjmë dëm edhe më të madh, se sa COVID-19.
Prandaj, duhet reagim i menjëhershëm i Qeverisë.