As koronavirusi nuk i ndanë shqiptarët nga kafeja në Nju-Jork

Nju Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërndarjes së koronavirusit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por kjo situatë nuk i ka penguar shqiptarët që të mblidhen në një lokal që gjendet në këtë qytet.
Madje një televizion lokal në Nju-Jork i kushtoi një storie të veçantë mbledhjes së shqiptarëve këtu.
‘’Kjo pjesë e qytetit ka treguar shtim të popullsisë shqiptare’’, thotë reporterja duke treguar që ata nuk po ndalen nga masat e jashtëzakonshme për të pirë kafen e tyre.
Edhe një punëtor në këtë kafene me emrin Florian Lota thotë se konsumatorët vijnë gjithmonë edhe në kushte ekstreme që të pinë kafet e tyre.
Kjo video u bë hit në internet, ku mbi të shkruhet: Asgjë nuk i ndanë shqiptarët nga kafeja e tyre./Indeksonline/
Nothing will separate Albanians from their coffee pic.twitter.com/HsrdlZyXO8
— Angjelina?? (@angjelinaahmeti) March 15, 2020