Klina e izoluar, ngriten tenda para Qendrës së Mjekësisë

Masat mbrojtëse të shtuara që po merren në Klinë kanë si arsye një nga rastet e para me koronavirus.
Një 20 vjecare, shtetase e Italisë, që po qëndronte në Klinë, tashmë është shtrirë në QKUK, pasi është infektuar me koronavirus.
E ani pse u dërgua menjëherë në QKUK dhe nuk shkoi në Qendër të Mjekësisë Familjare , ky institucion shëndetësor ka ngritur tendë në oborr për ata që mund të kenë nevojë pasi sipas raportimeve, 20 vjeçar ja dyshohet të ketë qëndruar në disa vende, para ekzaminimit mjekësor.
Sidoqoftë, Klina u pa e qetë. Vendimi i qeverisë po respektohej gjithandej në qytet dhe lëvizjet më të shpeshta ishin me vetura.
Klina është nder qytetet e para që u izolua pasi që me 13 mars u konfirmua se një 20 vjeçare italiane me qëndrim në këtë vend ishte e infektuar sikur edhe një 77 vjeçar nga Vitia.
http://video.gjirafa.com/klina-e-izoluar-ngriten-tenda-para-qkmf-se