75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Dritës që nga sot i rikthehen stërvitjeve, por nga shtëpitë

Aktualisht kemi hyrë në ditën e katërt që prej rastit të parë pozitiv me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Zona e Anamoravës, është një nga vendet e prekura nga kjo epidemi, më saktë qyteti i Vitisë.

Afër tyre qëndron qyteti i Gjilanit, ku pjesë e elitës së futbolli kosovar, janë dy rival të mëdhenj, Drita e Gjilani.

Gazeta, gjatë ditës ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi.

Ky i fundit tha se, futbollistëve të ekipit të Dritës që nga sot i janë dhënë planprogramet me të cilat do të vazhdojnë punën individuale.

“Që prej pezullimit të kampionatit, lojtarët ishin lënë të lirë, por që nga sot, secili prej tyre ka marrë plan programin individual me të cilën do të punojë në vendet ku ata ndodhen”, tha fillimisht Zymberi për Gazeta Olle.

“Aktualisht jemi në një situatë të njëjtë me gjitha shtetet, dhe se na duhet të presim pasi nuk guxojmë të rrezikojmë shëndetin e lojtarëve pasi ai është primar”, shtoi ai.

“Gjithsesi ne si klub detyrohemi të respektojmë vendimet institucionale, andaj nuk do të ketë ndonjë vendim që bie ndesh me to”, përfundoj Zymberi.

Drita, aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me vetëm një pikë larg Ballkanit që ka pozitën e parë.

Kurse, të shtunën që lamë pas, do kishte përballjen ndaj Flamurtarit të Prishtinës, takim ky i pezulluar pas zhvillimeve të fundit.