75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti takon Shoqatën e Bankave të Kosovës: Nuk do të ketë asnjë kamatë ndëshkuese për vonesat e kredive

Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një statusi në facebook, ka thënë se gjatë ditës së sotme bashkë me  ministrin për Financave dhe Transfere Besnik Bislimi, zëvendësministrin Ilir Aliu dhe këshilltarin politik Milot Cakaj,  kanë takuar një delegacion të Shoqatës së Bankave të Kosovës, pjesë e së cilës ishin drejtoret ekzekutiv të të gjitha bankave komerciale në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Kurti këtë takim e ka quajtur të frytshëm duke thënë se janë nxjerr edhe disa porosi. Njëra ndër to është se bankat komerciale në vend ajanë të vetëdijshme për situatën e krijuar në vend, andaj dhe nuk do të ndërmarrin asnjë kamatë ndëshkuese për vonesat.

Kurti në ndërkohë ka bërë të ditur po ashtu se Ministria e Financave ka filluar punët për gjetjen e zgjidhjes për ekzekutim të parakohshëm të skemave pensionale dhe pastaj edhe atyre sociale, në mënyrë që të evitohen radhët e qytetarëve para sporteleve banka./IndeksOnline