Tre komunat kosovare të prekura nga COVID-19, marrin mbështetje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi ka realizuar vizitën nëpër komunat e prekura me Coronavirus COVID – 19, Klinë, Viti dhe Malishevë me qëllim të ofrimit të përkrahjes dhe mbështetjes së nevojshme për këto komuna, si dhe për tu solidarizuar me qytetarët për këto zonat e prekura.
“Po ashtu, Ministrja Redžepi është njoftuar për së afërmi me kërkesat dhe nevojat e këtyre komunave, për të cilat pastaj do t’i adresoj tek Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

