75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Dezinfektohen xhamitë në Prishtinë

Sot ka filluar të bëhet dezinfektimi i të gjitha xhamive në kryeqytet, shkaku i situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Kryetari i Këshillit të Prishtinës, Hetem Sopjani ka deklaruar se që në mëngjes kanë filluar dezinfektimet nëpër të gjitha xhamitë.

Sipas tij e gjithë procedura pritet të përfundojë nesër.