Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë në Drenas/ Kanë një kërkesë për Qeverinë

Thirrjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë. Përveç infermierit Lirim Krasniqi, të gatshëm për të kontribuar për Komunën e Drenasit janë treguar edhe disa të tjerë infermierë, thuhet në një njoftim të bërë nga drejtoresha e administratës së kësaj komune, Laureta Thaqi.
Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej infermierëve të cilat kanë shprehur vullnetin për tu bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë se bashku situatën dhe që të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarë, theksohet tutje në komunikatë.
Ndonëse numri i vullnetrëve po rritet, sipas komunës, nevoja për tu pajisur me maska, ,doreza dhe dezinfektues tani është e madh, dhe kështu kanë paraqitur një kërkesë për ekzekutivin e vendit.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran, me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.Nevoja për tu furnizuar është e arsyeshme, pasi stafi nuk ka pajisje të mjaftueshme, edhe vullnetarët e rinj që do t’i bashkëngjiten personelit, gjithashtu kanë nevojë”, thuhet në njoftim. Ndryshe deri më tani në Drenas, nuk është verifikuar asnjë rast me Covid-19, ndërsa bëhet e ditur se Shtabi Emergjent po e mbikëqyrë situatën dhe po zbaton rekomandimet e IKSHP- së/IndeksOnline/