Reagon drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Parku i Inovacionit s’do të shndërrohet në karantinë

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit Visar Shehu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Parku për Hulumtime dhe Inovacion nuk do të shndërrohet për të prekurit nga koronavirusi.
Ai ka thënë se këto janë deziformata.
Ky është postimi i plotë:
Parku për Hulumtime dhe Inovacion NUK do të shëndërrohet në Karantinë për të prekurit nga Koronavirusi. Këtë e kemi thënë disa herë si qeverisje lokale, por më duhet të përsëris pasi kreu i një partie opozitare po përhap dezinformata në opinion krejtësisht për qëllime politike.
Komuna jonë ka ndërmarrë të gjitha masat të urdhëruara nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjeksorë është mobilizuar maksimalisht si dhe për momentin kemi edhe mjete të mjaftueshme për tu përballur me epideminë e Koronavirusit.
Nuk ka vend për panikë, e aq më pak për përhapje të dezinformatave. Të gjithë ata që duan të kontribojnë këto ditë për të mirën e përbashkët janë të mirëseardhur.