75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, jeta në kryeqyet përmes fotografive

Edhe Kosova hyn në mesin e shteteve të prekura me koronavirus.

Deri më tani kanë rezultuar 17 raste pozitive, ndërsa po vazhdon edhe testimi i të dyshuarve të tjerë.

Qysh me me rastin e parë, Qeveria e Kosovës mori një sërë masash për pandalimin e këtij virusi.

Shkollat kanë pezulluar mësimin, linjat ajrore e tokësore janë anuluar, e shumë biznese tashmë janë mbyllur, e disa të tjera po funksionojnë me kujdes të shtuar.

Por, pavarësisht apelit dhe thirrjeve që qytetarët të rrin të izoluar në shtëpi, jeta veçmas në kryeqytet ishte e gjallë, ani pse një dallim ky i madh me një javë më parë.

Në sheshin kryesor të Prishtinës, u panë qytetarë teksa ecnin, disa nga ta madje edhe pa maska mbrojëse, duke mos respektuar vendimin që ta mbajnë distancën deri në 1.5 largësi.

Duket se për lypësarët nuk ka koronavirus, ata po vazhdojnë të qëndrojnë në skutat e tyre, duke shtrirë dorën për lëmoshë.

Ditë e zakontë ishte edhe për shitësit ambulantë.

E si gjithmonë në krye të detyrës qëndrojën policët, e këta të fundit për dallim nga disa qytetarë po mbajnë maskat.

Indeksonline sjellë përmes imazheve pamje nga jeta në Prishtinë./Indeksonline