Nënkryetari i Klinës viziton kampin italian të izoluar nga koronavirusi në Leskoc, tregon për gjendjen e banorëve

Komuna e Klinës vazhdon të mbetet e izoluar si pasojë e koronavirusit.
Një shtetase italiane 20 vjeçare e cila erdhi për të punuar vullnetarisht në një kamp në këtë komunë, rezuloi e infektuar.
Në këtë kamp që ndodhet në Leskoc të Klinës, sot kanë qëndruar nënkryetari i kësaj komune Besim Hoti bashkë me dy drejtorë të tjerë komunal, shkruan Indeksonline.
Ata janë njoftuar nga afër me situatën në këtë kamp, derisa kanë treguar se të izoluar brenda kësaj qendre janë 33 persona, 18 nga ta fëmijë, por që gjendja e tyre është e mirë.
Ky është postimi i Hotit:
DERI MË TANI FALË RESPEKTIMIT TË UDHËZIMEVE TË INSTITUCIONEVE TONA ASNJË I INFEKTUAR MË CORONAVIRUS “COVID-19” NË KOMUNËN E KLINËS PËRVEQ SHTETASËS ITALIANE.
KUJDESI I SHTUAR I QYTETARËVE DHE KUFIZIMI I LËVIZJEVE NË KËTË SITUATË PO NDIHMON NË PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË KËSAJ SËMUNDJE!
Sot bashkë më Drejtorin e DKA-së Enver Gashi dhe Drejtorin e
SHFMU “Nënë Tereza” Ndue Balaj vizituam Qendren “Caritas Umbria” në Leskovc ku
janë të izoluar 33 përsona. Prej tyre 18 fëmijë dhe stafi i Qendres.
Në distancë biseduam më Massimo Mazzali udhëheqes i
kësaj qendre dhe Besartin. Massimo është njeriu që ka ndihmuar jashtzakonisht
shumë Klinën dhe Kosovën.
Gjendja në këtë qender është stabile, kujdesi është
i shtuar dhe asnjë nga përsonat në këtë qender nuk kanë për momentin ndonjë
simpton apo shqetësim.
Ndërsa gjëndja shëndetësore e shtetases Italiane
është stabile.
MJEKËT DHE POLICIA E KOSOVËS PO
BËJNË PUNË TË JASHTZAKONSHME !
PA PANIK, POR MË KUJDES TË SHTUAR !
Leskoc – Klinë, 17 mars 2020
