75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Dy rastet e fundit me koronavirus/Një çift i martuar nga Gjakova, të ardhur nga Gjermania

Ka shkuar në 19 numri i të infektuarve me virusin korona në shtetin e Kosovës.

IKSHPK përmes një njoftimi ka dhënë edhe detaje për dy rastet e fundit, ku bëhet fjalë për një çift nga komuna e Gjakovës të cilët kishin ardhur nga Gjermania, përcjellë Indeksonline.

“Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”.

Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive./Indeksonline