U “mbyll” 12 ditë në shkretëtirë, artisti i njohur s’kishte ide çfarë po ndodhte me botën

Bota ka hyrë në panik për shkak të shpërndarjes me të madhe të virusit vdekjeprurës, COVID-19, por disa e kanë kuptuar vonë këtë.
Kështu ka ndodhur me këngëtarin dhe aktorin e njohur, Jared Leto i cili për këtë gjë është informuar vetëm tani, shkruan Indeksonline.
Aktori i njohur ishte për 12 ditë me radhë në shkretëtirë, ai është kthyer dhe të martën kur edhe kuptoj për koronavirusin.
“Wow. 12 ditë më parë kam filluar një meditim të heshtur në shkretëtirë. Ne ishim totalisht të izoluar. Pa telefon, pa komunikim e gjëra të tilla. Ne nuk ia kishim idenë se çfarë ka ndodhur jashtë objektit ku po qëndronim. Kam ecur dje në një botë shumë të ndryshme. Një botë që ka ndryshuar përgjithmonë. Shokuese – është më e pakta që mund të them. Po marr vazhdimisht mesazhe nga miqtë dhe familjarët nëpër botë dhe po informohem me atë se çfarë po ndodh“, ka shkruar ai në një postim në Twitter./Indeksonline/
Wow. 12 days ago I began a silent meditation in the desert. We were totally isolated. No phone, no communication etc. We had no idea what was happening outside the facility.
— JARED LETO (@JaredLeto) March 17, 2020